Hidromorava

Gjyqtarja Valbonë Dërvodeli zgjidhet mbikëqyrëse e Degës në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, me shumicë votash ka emëruar mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë, gjyqtaren Valbonë Dërvodeli.

Mandati i saj është pesë vite dhe do të ushtrojë të pozitë deri në prill të vitit 2027.
Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur:

Uji Dea

Valbonë Dërvodeli është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Dega në Kamenicë.
Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2007, kurse provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2011.
Nga viti 2001 deri në vitin 2010, ushtroi detyrën e referentes në Gjykatën Komunale në Kamenicë, ndërkaq nga viti 2010 deri më 2012 ka ushtruar detyrën e administratores së Gjykatës Komunale në Kamenicë.
Po të njëjtin vit është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Kamenicës.
Në fillim të janarit 2013 ajo u emërua si gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.
Gjyqtarja gjithashtu gjatë vitit 2000 ka punuar në OSBE si regjistruese e popullsisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.