ARKATANA

Gjyqtari Venhar Salihu emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedh kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, gjyqtarin Venhar Salihu.

Anëtarët e KGJK, pas shqyrtimit të rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistim, hynë në procesin e votimit, ku gjyqtari Salihu mori shumicën e votave.

Mandati i tij është pesë vite dhe do të ushtrojë këtë pozitë deri në prill të vitit 2027.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur:

Venhar Salihu, është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Mobi Casa

Salihu ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, kurse Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2012/13.

Nga janari i vitit 2006 deri në maj të vitit 2008 ai ushtroi detyrën e ass. të avokati në Zyre të Avokatisë, ndërkaq nga maji i vitit 2008 deri në maj të vitit 2015 ka ushtruar detyrën e Asistentit të Lartë Ligjor për Verifikim në Agjencinë Kosovare të Pronës (KPA).

Më 19.05.2015 është emëruar si gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.

Gjyqtari Salihu nga 1 janari i vitit 2019 deri më datë 10 janar 2022, ka qenë shef i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ndërsa, nga 1 maji i vitit 2021 deri më 31 mars 2022, ka qenë mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Novobërdë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.