Fundamenti

Gjyqtarët nga komuniteti serb integrohen në sistemin e drejtësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala së bashku me zëvendësin e tij gjyqtarin, Agim Ademi dhe administratoren, Florina Jerliu kanë pritur në një takim gjyqtarët dhe stafin administrativ nga komuniteti serb, të cilët që nga sot kanë filluar punën në gjykatë. Me këtë rast i pari i gjykatës, Afrim Shala, ka mirëpritur nisjen e punës nga kolegët serb, duke i ofruar bashkëpunimin dhe mbështetjen logjistike.

Shala ka bërë një prezantim të shkurtër për strukturën e Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila gjykatë ka edhe tre degë të saja, Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë.

Po ashtu ai ka njoftuar se Gjykata Themelore në Gjilan, në kompetencën e saj ka Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin për të Mitur dhe Departamentin e Përgjithshëm, ndërsa Degët e Gjykatës në kompetencë kanë vetëm Departamentin e Përgjithshëm.

FIDANISHTJA

Edhe gjyqtari Agim Ademi u ka shprehur mirëseardhje kolegëve të rinj, duke iu uruar sukses në punën e tyre.

Nga ana tjetër administratorja Florina Jerliu ka bërë një prezantim të shkurtër për stafin administrativ aktual dhe planin për integrimin e stafit të ri në gjykatë.

Dekretimi i pesë gjyqtarëve dhe angazhimi pesë zyrtarëve administrativ është paraparë me Marrëveshjen për Drejtësi të arritur në Bruksel në vitin 2015 thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.