Gjyqi kundër “Thumb”, tërhiqet Rovena Stefa
Gjyqi i shumëpërfolur midis këngëtares Rovena Stefa dhe vajzave ‘thumbuese’ Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, është anuluar.
Rovena, e cila i hodhi në gjyq dy moderatoret simpatike, duke u shprehur e pakënaqur ndaj komenteve që ato kanë bërë për të në emisionin “Thumb”, duket se është tërhequr.
Kemi mësuar se në seancën gjyqësore që ishte caktuar të mbahej gjatë kësaj jave pala akuzuese, në këtë rast Rovena nuk është paraqitur. Për pasojë gjyqi është anuluar. Nuk ishte ky rasti i parë, që një personazh është rebeluar prej komenteve të vajzave, sidomos në fillimet e këtij emisioni. Së fundmi duket se Aulona dhe Fatma, përveçse për publikun, janë të dashura edhe për artistët.
Më në fund të gjithë e kanë kuptuar se qëllimi i tyre janë “batutat thumbuese”, që mund të djegin me stil, por dhurojnë minuta argëtuese për të gjithë dashamirësit e botës “rozë”.