UBT

Gjykohet grupi shqiptaro – serb që kontrabandoj migrant

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka filluar procesi gjyqësor ndaj Blerim Rexhepit, Defrim Zylfiut dhe Sonja Ristiq (police), të akuzuar për veprën penale kontrabandimi me migrant.

Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka nisur një proces gjyqësor ku në të është e përfshirë edhe një pjesëtare e policisë së Kosovës. Në bankën e të akuzuarve dhe para trupit gjykues që po e kryeson gjykatësi Hasan Sadiku janë paraqitur të akuzuarit Blerim Rexhepi menaxher në restorant “Astor” në Gjilan, Defrim Zylfiu nga Gjilani dhe Sonja Ristiq me profesion zyrtare e policisë së Kosovës.

Në dy seancat e mbajtura të enjten dhe të premten të akuzuarit i kanë mohuar veprat. Në aktakuzën e përfaqësuar nga prokurori publik i Qarkut Afrim Shefkiu thuhet se të pandehurit që nga data 10 maj 2012 në mënyrë të organizuar, duke i ndarë rolet dhe detyrat secili veç e veç janë marrë me kontrabandimin e migrantëve, të dëmtuarve Ali Velijudin, Fatih Fudejl dhe Xhemal Hamdi, shtetas Sirian dhe Mumin dhe Adil N. shtetas algjerian.

Gjithnjë sipas aktakuzës të pandehurit i kanë vendosur në motel restorantin “Astor”, organizojnë trafikimin e të dëmtuarve që përmes shtetit të Serbisë, t`i dërgojnë në shtetet e Evropës perëndimore, ashtu që për kundërshpërblim t`i japin nga 800 euro, për person duke ju premtuar se do të angazhojnë edhe policen Sonja Ristiq, për t`i përcjellur deri në kufirin me Hungarinë.

Fundamenti

I pandehuri Blerim Rexhepi pastaj i ka dërguar në Bujanoc, tek stacioni i autobusëve, ku i ka pritur e pandehura Sonja Ristiq, e cila u ka lënë dy bileta të dëmtuarve Mumin dhe Adil, e të cilët më pastaj arrestohen nga policia serbe.

Janë interesante dëshmitë që kanë dhënë palët e dëmtuara, dhunën që kanë përjetuar nga policia serbe dhe të gjitha malverzimet e kryera nga ana e të pandehurve. Të premten janë dhënë fjalët përfundimtare të prokurorit dhe avokatëve mbrojtës dhe së shpejti pritet edhe të shpallet aktgjykimi.

Ndryshe tre të pandehurit ndodhen në paraburgim nga data 17 e 18 maj 2012./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.