UBT

Gjykimi ndaj 39 zyrtarëve komunal shtyhet për shkaqe objektive

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykimi që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Pejës ndaj 39 zyrtarëve komunal i paraparë të mbahet më 22 maj 2017, është shtyrë për shkaqe objektive thotë për rajonipress avokati Shemsedin Pira. Pira tha se ky gjykim duhet të zhvendoset në Prishtinë sepse është problem mbajtja e tij në Pejë.

I paraparë të mbahet më 22 maj 2017 gjykimi ndaj 39 zyrtarëve komunal të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim i autorizimit në ekonomi dhe shpërdorim të detyrës zyrtare është shtyrë për shkaqe objektive tha mbrojtësi Shemsedin Pira.

Në një urdhër që ka lëshuar gjykatësi Sylë Lokaj thuhet se anulohet seanca e shqyrtimit fillestar e caktuar për 22 maj 2017.

Eco Higjiena

Avokati Shemsedin Pira tha se ky proces gjyqësor duhet të mbahet në Prishtinë për shkak të largësisë dhe numrit të madh të të akuzuarve.

Ndryshe procesi gjyqësor kundër ish kreut të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe zyrtareve tjerë po përcillet me mjaft interesim derisa gjilanasit e kanë quajtur si proces që po bëhet në kuadër të viktimizimit për liberalizimin e vizave dhe të luftës kundër korrupsionit.

Madje pjesëtar nga shoqëria civile thonë se ky proces gjyqësor do të përfundojë në favor të zyrtarëve komunal sepse aktakuza është e ndërtuar kryekëput në bazë të deklaratave jo serioze dhe si e tillë është tejet e dobët dhe qesharake./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.