Hidromorava

Gjykimi i Lirim Jakupit i mbyllur për publikun

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Lirim Jakupit. Mediet janë penguar të mërkurën ta përcjellin këtë proces nga ana e Njësisë Speciale të Kosovës, përkundër lejes që kishin nga një staf i EULEX-it që gazetarët janë të lejuar të përcjellin gjykimin.

Gjykimi ndaj Lirim Jakupit i cili po mbahet në Gjykatën e Qarkut në Gjilan e që po kryesohet nga gjykatësit e EULEX-it ,Vlladimir Mikula, Mariola Pasnik dhe Vllastimir Dimiq, ka mbetur larg syrit të publikut dhe medieve. Njësia Speciale e Kosovës e cila po ruante sallën e gjykimit nuk ka lejuar gazetarin e Rajonipress që të përcjell këtë proces gjyqësor me arsyetimin se ata janë përgjegjës për siguri e jo trupi gjykues.

Madje këtë skandal të njësisë speciale të Kosovës është munduar ta zbus Arben Xheladini staf teknik i EULEX-it në Gjilan , i cili edhe pse i sqaroj policisë se gazetari ka të drejtë të përcjellë seancat, ata sërish nuk lejuan hyrjen ,me arsyetimin se ata janë kryesoret e jo trupi gjykues.

Në fakt nuk është hera e parë që njësia speciale sillet në këtë mënyrë shumë primitive dhe jonjerëzore. Megjithatë sipas burimeve tona gjykimi i Lirim Jakupit po përcillet me interesim nga palët dhe dëshmitarët. Sot ka dëshmuar një ish polic nga Afganistani përmes Skype.

Lirim Jakupi ish luftëtar i UÇPMB-së i njohur me nofkën e luftës “Nazi” sërish është duke u paraqitur në një proces gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Gjilan të cilën po e udhëheqin gjykatësit e EULEX-it. Rasti i Jakupit është kthyer në rigjykim nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Mobi Casa

Ndonëse,Lirim Jakupi ishte dënuar me gjashtë vite burgim nga ish gjykatësi i UNMIK-ut Vinod Bolello, rasti i tij është kthyer në rigjykim .Ndaj Lirim Jakupit nuk ka aktakuzë shtesë,pos asaj që është ngritur në vitin 2003 nga ana e prokurores ndërkombëtare,Elizabet Ren.

Sipas , Elizabet Renit, Jakupi akuzohet për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë.

Ren e ngarkon, Jakupin edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist të kryer në vitin 2003 ndaj dy policëve serb në punktin policor në Konqul të Serbisë .

Jakupi akuzohet për veprat penale të shtytjes, asistencë apo kryerje të terrorizmit.

Aktakuza e ngarkon Jakupin për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin,kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.