GRANDEMALL

Gjykimi i Limajt për MTPT, jo deri në fund të vitit?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Shqyrtimi kryesor në rastin e njohur si i MTPT-së ndaj Fatmir Limajt, mund të mos nisë deri në fund të vitit. Kjo për shkak se Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore, duke mos u pajtuar që nga akuza të lirohen Florim e Demir Limaj dhe Gani Zogaj, por edhe për konstatimin e gjyqtares se nuk ka prova të mjaftueshme për rastin.

Në EULEX i kanë thënë KTV-së se prokurori i rastit, Johannes Pickert ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore, duke mos u pajtuar që të hidhet poshtë pika e aktakuzës për shpëlarje parash.

ARKATANA

Aktakuza që e ka siguruar KTV-ja specifikon se qëllimi i grupit kriminal të organizuar ishte për të dhënë tenderë të rregullimit të rrugës te kompanitë që premtuan pagesën e ryshfetit të 20 për qind të vlerës totale të kontratave.

Nga lidhja e kontratave të dëmshme buxheti i Kosovës është dëmtuar së paku 100 mijë euro, pretendon prokurori i EULEX-it. E ryshfeti, në bazë të provave, sipas aktakuzës, Limaj dhe grupi i tij kriminal kanë pranuar së paku 250 mijë euro, sepse u dhanë tenderë kompanive të cilat si shkëmbim për kontratat gjithashtu dhanë donacione të shumta për PDK-në./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.