Uji Dea

Gjykimi i “Grupit të Gjilanit” rast për Strasburgun

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Avokatët e Anamoravës vlerësojnë se gjykimi i Grupit të Gjilanit i përcjellë me shkelje skandaloze është rast për ta trajtuar edhe Gjykata e Strasburgut , meqë fund e krye është gjykim i montuar dhe me shkelje drastike të procedurave.

Edhe avokatët e Anamoravës e kanë dënuar gjykimin e Grupit të Gjilanit të cilët morën hiq më pak se 116 vite burg nga Gjykata Supreme e Serbisë. Oda e Avokatëve të Anamoravës e vlerëson proces të montuar dhe të motivuar politikisht.

Abdylaziz Sadiku kryetar i Odës së Avokatëve të Anamoravës tha për rajonipress se gjykimi që u zhvillua ndaj Grupit të Gjilanit është përcjellur me shkelje skandaloze të procedurave i cili meriton të trajtohet edhe nga Gjykatat e Strasburgut. “Ishte një gjykim fund e krye i montuar me shkelje të të drejtave të njeriut dhe për qëllim pati ta frikësojë tërë atë pjesë shqiptare e cila përkundër presioneve të vazhdueshme që ka bërë pushteti serb, po qëndron në vatrat e veta”.

ARKATANA

Sadiku tha se është i befasuar nga kolegët serb në Beograd të cilët të paktën është dashur ta ngrenë zërin ndaj këtyre parregullsive gjyqësore që po bëjnë Gjykatat e atjeshme. “Anamorava ka mbledhur fakte e dëshmi të shumta kundër krimeve që janë bërë nga serbët gjatë luftës e të cilat janë dorëzuar në gjykatat e UNMIK-ut, EULEX-it , por edhe gjykatat vendore dhe asnjë dënim nuk është shqiptuar ndaj këtyre kryesve, përkundrazi Serbia dhe po këto gjykata serbe vazhdojnë t`i strehojnë këta kriminel, që ende mbesin të pandëshkuar”.

Sadiku u shpreh se jo vetëm familjarët e të dënuarve , por të gjithë duke përfshirë edhe avokat, jurist, ekspert të fushës juridike duhet të angazhohen që në mënyrë profesionale ta demaskojnë atë gjykim i cili u pa se ishte i ndikuar nga politika shtetërore e Serbisë tha Sadiku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.