UBT

Gjykatës Themelore të Gjilanit i shtohen edhe pesë gjyqtarë të rinj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim gjyqtarët e rinj, të sapo dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Me këtë rast, ai u ka uruar fillimin e mbarë të punës në misionin që kanë marr, njëherit ka ofruar mbështetjen atyre si në aspektin teknik, ashtu edhe profesional.

“Ju jeni e ardhmja e sistemit gjyqësorë të vendit, me fillimin e punës tuaj, numri i lëndëve do të vazhdon të bjerë dhe sukseset nuk do të mungojnë për gjykatë tonë. Ju inkurajoj që të angazhoheni për një sistem të drejtësisë sa më efikas dhe profesional”, ka thënë Azizi.

Gjyqtarët e rinj pritet që së shpejti të fillojnë trajnimin njëvjeçar në Akademinë e Drejtësisë dhe pas përfundimit të trajnimit, do të ngarkohen me lëndë dhe do të gjykojnë.

GRANDEMALL

Gjyqtarët e dekretuar janë Arben Xheladini, Kaltrina Haliti, Liridona Haziri, Blerina Jakupi dhe Artan Abazi.

Aktualisht Gjykata Themelore në Gjilan numëron 42 gjyqtarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.