ARKATANA

Gjykatat nuk i trajtojnë me prioritet lëndët e inspeksionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Në kuadër të raportimeve të drejtorëve Ismet Hajdini, drejtor i Inspeksionit ka paraqitur disa pengesa, në disa raste në tejkalime, tek ndërtimet e larta në qytet.

Pos rezultateve të arritura në inspeksionin komunal ai ka paraqitur edhe vështirësi që e pengojnë punën e inspeksionit në teren.

Preokupim i drejtorisë është mosfunksionimi i shpejt i Gjykatave të cilat lëndët nuk i trajtojnë me prioritet. Ai poashtu theksoi edhe problemin e zhurmave në qytet të shkaktuara nga muzika shumë e madhe e kafiterive, posaçërisht te “ish – Shtëpia e Mallrave”, që tani është tejkaluar dhe gjithçka është kthyer në parametrat e standardes.

Edhe asgjësimi i mbeturinave shtazore është një shqetësim i tij pasi që as Deponia Rajonale por as Kompania e grumbullimit të mbeturinave “Higjiena” nuk i pranojnë këto mbeturina, ndaj duhet të shikojmë mundësin e varrimit të tyre sipas standardeve të ndonjë shteti në rajon, përfundoi Hajdini.

ARKATANA

Në të hyrat vetanake nga data 1 deri më 10 të këtij muaji është arritur 54% realizim i të hyrave vetanake, kjo falë një përkushtimi të vazhdueshëm të të gjithë neve, por ka mundësi që ende më shumë të sjellim të hyra, nëse të gjithë bashkërisht mobilizohemi, ka thënë drejtori i Financave, Nuhi Nuhiu.

Në sektorin e shëndetësisë për këtë periudhë kishim një fluks më të madh të pacientëve, por që kjo nuk është shqetësuese pasi që nuk kemi të bëjmë me ndonjë epidemi, tha drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Xhemajl Salihu.

Bahrije Mahmuti nga dikasteri i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se janë duke biseduar me qytetarët e zonave ku është duke ndodhur planifikimi. Pothuajse për çdo ditë kemi takime me qytetarët. Është një problem që ngadalë jemi duke e tejkaluar, sepse deri më tani kishim raste kur qytetarët assesi nuk mund të pajtoheshin se Komuna mund të planifikoj në pronën e tyre private. Në muajin shtator jemi duke punuar me shumë përkushtim që katër plane rregulluese ti dërgojmë në Kuvend për miratim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.