FITORJA

Gjykata Themelore në Gjilan tregohet efikase në zgjidhjen e lëndëve gjatë tremujorit të parë të vitit 2022

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelorë në Gjilan, Ramiz Azizi gjatë një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, ka prezantuar raportin e tremujorit të parë të vitit 2022. Azizi ka shtuar se numri i lëndëve të pranuara në krahasim me numrin e lëndëve të zgjidhura është pozitiv.

“Gjykata Themelore në Gjilan për muajt janar – mars ka treguar sukses në zgjidhjen e lëndëve duke arritur zgjidhjen e lëndëve në 106 %, Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë efikasitetin e ka pasur 89 %, Dega e Gjykatës Themelore në Viti ka treguar efikasitet 80 %, ndërsa Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë, 66 %”, ka thënë Azizi.

Gjykata Themelore në Gjilan një prioritet i ka dhënë zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit.
“Departamenti i Krimeve të Rënda ka pranuar 4 lëndë gjatë këtij tremujori, ndërkohë kemi arritur të zgjidhim 10 lëndë të kësaj natyre, prej tyre 7 aktgjykime dënuese dhe 3 aktgjykime liruese. Numri i këtyre lëndëve në Gjykatën Themelore në Gjilan ka rënë aktualisht në 14 lëndë”, theksoi Azizi.

Eco Higjiena

I pari i Gjykatës, ka thënë se një prioritet i’u është dhënë edhe zgjidhjes së lëndëve të dhunës në familje, lëndëve me narkotikë dhe grabitjeve.

Azizi me datë 17 Prill 2022, përfundon mandatin si kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, këtë detyrë e ka ushtruar për katër vite, me këtë rast ka falënderuar gjithë gazetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.