Gjykata Themelore liron nga akuza Besim Gudën dhe Hazir Hazirin
Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e palës mbrojtëse ndaj të pandehurve Besim Guda dhe Hazir Haziri duke i liruar nga akuza për veprën penale: keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar.
I pandehuri Besim Guda në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan dhe Hazir Haziri në cilësinë e Drejtorit të Administratës së Spitalit, janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat zyrtare, me qëllim që të përfitonin çfarëdo dobie pasurore për vete apo për personin tjetër apo që ti shkaktonin dëme personit tjetër, me dashje nuk kanë kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj.
Mirëpo, kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/


