UBT

Gjykata Themelore Gjilan lëshon rreth 200 certifikata në ditë për qytetarët

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Me hapjen e konkurseve nëpër institucionet shtetërore, janë rritur edhe kërkesat në mënyrë drastike nga ana e qytetarëve për tu pajisur me certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Duke i parë kërkesat e qytetarëve stafi i gjykatës menjëherë ka ndërmarr masat, duke angazhuar një staf në numër më të madh, në mënyrë që qytetarët të pajisjen sa më parë me këto dokumente.

Që nga data 23 shkurt 2017 e deri më sot në gjykatën tonë janë pranuar rreth 1000 kërkesa të qytetarëve për tu pajisur me certifikata.

Eco Higjiena

Ndërkohë gjykata ka arritur numër rekord të lëshimit të certifikatave, duke i lëshuar deri në 200 certifikata në ditë për qytetarët.

Institucionet shtetërore i kërkojnë këto certifikata nga kandidatët, në mënyrë që të shohin të kaluarën e tyre, se mos janë të dënuar nga gjykata apo janë në procedurë penale ka thënë Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.