GRANDEMALL

Gjykata Themelore e Gjilanit po implementon me sukses Projektin SMIL

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim ekspertin Nial Raaen nga USAID-i Amerikan dhe zyrtarët Projektit të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Lëndëve (SMIL). Gjithashtu në këtë takim kanë marr pjesë edhe Mbikëqyrësit e Degëve të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ndihmësadministratorët, si dhe trajnerët e këtij Projekti.

Kryetari Azizi ka falënderuar ekspertin e kësaj fushe, për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në impelementimin e këtij projekti.

I pari i gjykatës, ka thënë se ky Projekt është pritur mjaft mirë nga stafi dhe gjyqtarët, të cilët kanë filluar të përdorin dhe të zgjidhin lëndët përmes këtij sistemi. Sipas tij me këtë sistem Gjykata do të përfitojë në kohë, saktësi dhe efikasitet të zgjidhjes së lëndëve.

Eksperti Nial Raaen, ka thënë se tash është koha më e vështirë pasi jeni duke kaluar nga përvoja manuale në atë elektronike, duke shtuar se kjo fazë është shumë me rëndësi pasi bëhet regjistrimi i gjitha lëndëve në sistemin e ri.

ARKATANA

Ndërkohë Menaxher i Projektit SMIL, Fatmir Rexhepi ka thënë se sistemi gjyqësor i Kosovës është me fat që po implementon një sistem të tillë, pasi që siç ka thënë ai një sistem të tillë të avancuar as vendet e rajonit nuk e kanë.

Duke e parë që teknologjia çdo ditë e më shumë po avancon, Rexhepi ka theksuar se një sistem i tillë është i domosdoshëm, ndërkohë ka inkurajuar gjyqtarët të zgjidhin lëndët përmes këtij sistemi.

Gjykata Themelore e Gjilanit, së bashku me degët ka arritur që përmes trajnerëve të këtij Projekti dhe stafit të Gjykatës të bëjnë regjistrimin e gjitha lëndëve të lëmisë penale dhe pritet që shumë shpejt të fillohet edhe me regjistrimin e lëndëve të lëmisë civile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.