UBT

Gjykata Themelore e Gjilanit për gjashtë muaj ka zgjidhur 7.200 lëndë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka mbajtur një konferencë për media me gazetarë, duke shpalosur raportin gjashtë mujor të Gjykatës. Ai ka thënë se kjo Gjykatë i ka dhënë një prioritet zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit, ku gjatë këtyre gjashtë muajve është arritur të zgjidhen 14 lëndë të kësaj natyre, ndërsa kanë mbetur edhe 22 lëndë në punë.

“Sanksionet penale për këto lëndë janë, tre Aktgjykime dënim me burgim, një Aktgjykim dënim me gjobë, dy Aktgjykime dënim me kusht, pesë Aktgjykime lirues dhe një Aktgjykim refuzues”, ka thënë Azizi.

Për më tepër ai ka shtuar se në këtë Gjykatë, nuk ka asnjë lëndë që është e shenjëstruar për liberalizim të vizave, pasi që të gjitha janë gjykuar nga gjyqtarët.

Uji Dea

Numri i lëndëve të pranuara në të gjitha departamentet gjatë kësaj periudhe kohore është 6.107 lëndëve, ndërsa numri i lëndëve të kryera është 7.209 lëndë, që do të thotë 118 % është efikasiteti i kryerjes së lëndëve.

Lëndë të mbetura në punë janë edhe 16.049 lëndë.
Gjyqtarët kanë nxjerrë 162 Aktgjykime me burgim efektiv, 411 Aktgjykime me gjobë, 321 Aktgjykime me kusht, 35 Aktgjykime lirues dhe 48 Aktgjykime refuzues.

Gjykata Themelore e Gjilanit çdo ditë e më shumë po punon në rritjen e transparencës me mediat dhe publikun, njëherit po vazhdon me publikimin e Aktgjykimeve të plotfuqishme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.