RCCOLA

Gjykata themelore do t`i kthehet qytetit të Bujanocit, Presheva nuk i plotëson kushtet

/ 1 minutë lexim

Bujanoci është njëri nga 11 qytetet e Serbisë që kanë përmbushur kushtet që t`i kthehet Gjykata themelore.

Në emisionin e Radio Beogradit, ministri i drejtësisë Nikola Selakoviq ka thënë se të gjitha parapërgatitjet dhe punët ligjore do të përfundojnë këtë vjeshtë, që rrjeti i ri i gjykatave të fillojë në fillim të vitit 2013, njofton Tanjug.

Hidromorava

Përveç Bujanocit, gjykata themelore do të kthehet edhe në qytetet tjera serbe, ndërsa Presheva nuk është përmendur.

Ministri Selakoviq ka thënë se gjykatat do të kthehen në komunat që kanë numër të madh të banorëve, janë në zona kufitare dhe janë multinacionale.