GRANDEMALL

Gjykata Supreme urdhëron rigjykim për një rast të vrasjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një trup gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën Supreme të Kosovës urdhëroi rigjykimin e Skender Vocës i shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes dhe i dënuar me 17 vite burgim.

Gjykata Supreme e miratoi ankesën e mbrojtjes dhe e anuloi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren, kurse lëndën e ka kthyer në rigjykim. Trupi gjykues në arsyetimin e tij tha se fillimisht nuk është vërtetuar si duhet lidhshmëria e dëshmive me përgjegjësinë penale të Skender Vocës lidhur me zhdukjen dhe vdekjen e Ajedin Qeretit. Për këtë arsye, duhet të rivlerësohet gjendja faktike.

Trupi gjykues e refuzoi kërkesën e mbrojtjes për ndërprerjen e burgimit për të pandehurin. Po ashtu, ai nuk i mori parasysh ankesat e prokurorit dhe palës së dëmtuar lidhur me cilësimin e veprës dhe të njëjtat i veçoi.

UBT

Skender Voca ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prizren në mars 2011 për vrasjen e Ajedin Qeretit në bazë të provave rrethanore. Qereti qe zhdukur në gusht 1999, kurse mbetjet mortore të tij ishin gjetur në korrik 2002.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut në Prizren njofton zyra e EULEX-it./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.