UBT

Gjykata Supreme konfirmon 23 vite burg për Demir Qenën

/ 1 minutë lexim

Një trup gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën Supreme e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë kundër Demir Qenës i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe i dënuar me 23 vite burgim.

Trupi gjykues e ka refuzuar ankesën e të akuzuarit të ushtruar përmes avokatit mbrojtës të tij si të pabazuar dhe e konfirmoi aktgjykimin në tërësi.

Uji Dea

Demir Qena ishte shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë, sepse ai me qëllim dhe në pabesi e ka qëlluar dhe vrarë Ylber Shalën në gusht të vitit 2008 në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, me qëllim të përfitimit material.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it thuhet në njoftimin e EULEX-it./rajonipress/