ARKATANA

Gjykata Speciale, tash në varësi të BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykimi i akuzave për krime lufte. Ministria e Drejtësisë krejtësisht jashtë procesit

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se Kosova ka pasur për obligim vetëm përmbushjen e kërkesave sipas anës ligjore dhe këtë tanimë e ka bërë në tërësi dhe nuk ka obligime të tjera sa i përket funksionalizimit operacional. “Tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha Petrit Selimi për “Kosova Sot”

Pas ratifikimit dhe dekretimit të marrëveshjes finale me shtetin e Holandës, për vendosjen e selisë së Gjykatës Speciale në këtë shtet, nga ish-presidentja Atifete Jahja, veprim që ka ndodhur vetëm dy ditë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, tani Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet e veta ligjore për t’i dhënë mundësi funksionalizimit dhe veprimit operacional të Gjykatës Speciale, një institucion ndërkombëtar i drejtësisë ndërkombëtare për krimet e luftës që do të jetë nën autoritetin kushtetues të shtetit të Kosovës.

UBT

Pas këtij veprimi të ish- presidentes Jahjaga, ratifikimit dhe dekretimit të marrëveshjes me shtetin e Holandës, veprimi i Gjykatës Speciale është krejtësisht i pavarur dhe institucionet kosovare nuk janë më të involvuara në ecurinë e procesit, madje as nuk kanë qasje në të dhënat e të dyshuarve potencialë që do të jenë objekt trajtimi në fillimin e operacionalizimit të kësaj gjykate.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pohuar se ministria që e drejton ai është jashtë këtij procesi, derisa ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se Kosova ka pasur për obligim vetëm përmbushjen e kërkesave sipas anës ligjore dhe këtë tanimë e ka bërë në tërësi dhe nuk ka obligime të tjera sa i përket funksionalizimit operacional. “Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të dhomave të veçanta, tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha Petrit Selimi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.