FIDANISHTJA

Gjykata Speciale sërish në Kuvend!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Megjithëse Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, Qeveria e vendit do t’i riprocedojë në Kuvend për votim këto amendamente në mënyrë që institucionet e vendit ta themelojnë Gjykatën Speciale dhe ta evitojnë dërgimin e kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kjo është bërë e ditur edhe nga drejtuesit e Qeverisë, kryeministri, Isa Mustafa, dhe nga zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, të cilët kanë thënë se në ditët në vijim ekzekutivi i vendit do të bashkërendojë aktivitetet me Kuvendin dhe me grupet parlamentare në Kuvend, në mënyrë që të miratohen këto amendamente dhe kështu t’i hapet rrugë krijimit të Speciales, pasi ata kanë vlerësuar se themelimi i saj është jetike për shtetin e Kosovës.

Mobi Casa

Gazeta “Zëri” ka mësuar se ky opsion mbështetet edhe nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët nuk dëshirojnë që kjo çështje të shkojë në Këshillin e Sigurimit. Në anën tjetër partitë opozitare kanë thënë se riprocedimi i këtyre amendamenteve në Kuvend është e papranueshme dhe se, sipas tyre, Kuvendi i Kosovës përmes mosmiratimit të tyre ka mbrojtur sovranitetin e shtetit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.