Uji Dea

Gjykata s’e njeh Kanunin as Sheriatin, por Kushtetutën!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se aktgjykimi për mandatin e presidentës aktuale, Atifete Jahjaga, ka qenë i drejtë dhe model për çdo ekspertizë juridike. Ai ka hedhur poshtë kritikat që janë bërë se Kushtetuesja në këtë rast ka marrë vendim politik.

“Shkarkimi i presidentit nuk mund të bëhet ndryshe vec asaj që thuhet në Kushtetutën e Kosovës. Gjykatës nuk i intereson kush është president, por institucioni i Presidentit. Aktgjykimi ka qenë i drejtë dhe i qartë. Kemi treguar se ndërpreja e mandatit të presidentit aktual cenon kapitullin dy për të drejtat dhe liritë e njeriut të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Hasani në emisionin Debat të RTK-së.

Hasani ka thënë se nuk e mbron vetëm ai këtë vendim, por sipas tij ky rast do të ishte model për cdo ekspertizë juridike. “Ne mbrojmë vlerat juridike dhe demokratike, nuk e mbrojmë Kanunin as Sheriatin. Prandaj e them se nuk është problemi tek kritika, por ajo kur thuhet, duhet të argumentohet.

Hasani ka thënë se për Gjykatën Kushtetuese është presion kur dikush zgjohet në mëngjes dhe thotë se se gjykata ka dhënë vendim politik, pa e argumentuar me asnjë fakt se përse vlerëson se është vendim i tillë.

Hidromorava

Komisioni për ndryshimet kushtetuese i Kuvendit të Kosovës kishte dërguar kohë më parë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese një amendament, i cili përcakton se zgjedhjet për president duhet të mbahen gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Jahjaga ka ardhur në krye të shtetit në prill të vitit të kaluar, pas një marrëveshjeje mes liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, që i pati dhënë fund krizës institucionale. Bazuar në marrëveshjen mes tre liderëve, Jahjaga kishte marrë postin e Presidentes me një mandat të shkurtuar, pavarësisht se betimin e kishte bërë për mandat të plotë pesëvjeçar.

Pas reagimit të Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, presidentja i kishte bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë antikushtetues propozimin e Kuvendit për shkurtimin e mandatit të saj, gjë që më pas edhe ndodhi.