Gjykata përgatit fletarrestim ndaj 23 aktivistëve të VV-së
Njëzet e tre aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” , të cilët për gjashtë seanca radhazi nuk janë paraqitur në gjykatë, do të sillen me “forcë” në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Ata bashkë edhe me katër të tjerë po akuzohen për dy veprat penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme. Më saktësisht, për dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Në mesin e tyre janë edhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sfeçla, sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj dhe zëdhënësi për medie në këtë lëvizje, Frashër Krasniqi.
Që prej muajit qershor të këtij viti gjashtë seanca kanë dështuar të mbahen për shkak të mospranisë së të gjithë të akuzuarve. Ndaj tyre deri më tani gjykata ka lëshuar dy fletësjellje me dhunë, por që Policia e Kosovës nuk ka arritur t`i sjellë të akuzuarit në seancë
http://koha.net/?id=27&l=90547


