Gjykata nuk u ul dënimin dy shqiptarëve: Kanë kryer 24 vjedhje në 39 ditë

Në 16 shtëpi dhe banesa ata kanë vjedhur sende me vlerë mbi 104 mijë franga. Tetë vjedhje të tjera kanë mbetur në tentativë


Gjykata penale e Luzernit ka dënuar me disa vite burg dy shtetas të Shqipërisë, për numër të madh të vjedhjeve që kishin bërë. Saktësisht kanë bërë 16 vjedhje dhe 8 tentime të vjedhjes, në 39 ditë.

Për shkak se kishin mbajtur tashmë dy vjet burgim, ata kanë ushtruar ankesë që të lirohen sa më shpejt. Por Gjykata Penale e Luzernit ka mendim tjetër, transmeton albinfo.ch. Ajo ka vendosur se, vendimet e para dy viteve janë të formës së prerë.

Ata kishin ardhur në Lucern nga Shqipëria në nëntor të vitit 2020, gjoja për të gjetur punë, pavarësisht se kishin ndalim të hyrjes. Sidoqoftë, më pas ata “zbarkuan” diku tjetër. Konkretisht: në 16 shtëpi dhe banesa të të tjerëve, në të cilat kanë vjedhur sende me vlerë mbi 104 mijë franga.

Tetë vjedhje të tjera kanë mbetur në tentativë. Më i moshuari nga të dy, një 34-vjeçar, ka pranuar gjithçka, shkruan luzernerzeitung.ch. Avokati i tij mbrojtës kërkoi një dënim maksimal prej dy vjetësh, i cili do të përfundonte së shpejti.

Nga ana tjetër, kolegu i tij 32-vjeçar mësohet se është përfshirë vetëm në tri vjedhje. Avokati i tij e konsideron të përshtatshëm një dënim me dhjetë muaj burg, të cilin ai do ta kishte kaluar tashmë prej kohësh dhe kërkoi dëmshpërblim për mbajtjen e stërzgjatur në paraburgim.

Ashtu si prokurori publik, i cili ishte i bindur për pjesëmarrje të barabartë dhe kërkoi nga tre vjet, edhe gjykata nuk besonte në pafajësinë e pjesshme të të riut, përcjell albinfo.ch. Ai dënohet pa kushte me tre vjet, ndërsa i moshiuari që kishte pranuar veprën, me dy vjet e dhjetë muaj.

Këtu merret parasysh burgimi i kryer tashmë dhe dhjetë vjet dëbim nga vend

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS