Fundamenti

Gjykata në Zvicër e dënon vetëm me kusht kosovarin që ngulfati gruan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata penale e Luzernit ka dënuar një bashkëshort 30-vjeçar për rrezikim të jetës. Në vitin 2019, gjatë një mosmarrëveshjeje, ai e kishte ngufatur gruan e tij aq shumë sa jeta e saj ishte në rrezik akut. Për shkak të rrethanave lehtësuese, gjykata penale e ka vlerësuar si real dënimin me burg me kusht prej 15 muajsh.

Sipas gazetës “20 Minuten”, mes çiftit kishte ndodhur një mosmarrëveshje në vitin 2019. Fillimisht konflikti ishte verbal, por shpejt qe shndërruar në zënkë fizike. Gruaja është rrëzuar përtokë, me ç’rast burri e ka ngufatur (i ka shtrënguar qafën me duart e tij) për rreth dhjetë sekonda. Ai kishte shtypur fort venat në qafë gruas së tij dhe për këtë arsye jeta e saj ishte në rrezik akut.

Më pas gruaja ka denoncuar kosovarin në polici. Por vetëm një muaj më vonë ajo ka tërhequr kallëzimin penal me telefon, më vonë edhe me shkrim.

Uji Dea

Ky nuk është një rast i izoluar në kantonin e Lucernit, transmeton albinfo.ch. Në më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të dhunës në familje, viktimat më vonë tërheqin kallëzimin penal, shkruan zentralplus.ch. Por, sulmet fizike dhe kërcënimet janë vepra penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Për këtë arsye hetimi penal është pushuar pjesërisht me efekt juridik, por ka përfunduar në gjykatën penale në procedurë të shkurtuar.

Nisur nga rrethanat, gjykata e ka cilësuar aktin si “të moderuar”. Përveç tërheqjes së bashkëshortes, kishte edhe rrethana të tjera lehtësuese. Burri ka treguar pendimin e tij që në fillim dhe ka përfunduar me sukses një terapi të dhunës të përshkruar nga ekspert dhe e ka vazhduar tutje atë vullnetarisht, përcjell albinfo.ch. Dyshja gjithashtu janë pajtuar dhe që atëherë janë bërë prindër për herë të dytë.

Më në fund, burri u dënua me 15 muaj burg me kusht me dy vjet periudhë prove. Ai gjithashtu duhet të paguajë shpenzimet procedurale prej rreth 3,800 CHF. Aktgjykimi është përfundimtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.