ARKATANA

Gjykata mirëpret ndihmën nga Këshilli i Evropës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala, ka pritur në një takim udhëheqësit e Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë (KOSEJ) nga Këshilli i Evropës.

Me këtë rast Ushtruesi i Detyrës, Shala ka njoftuar mysafirët për punën që është duke u bërë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke ju ofruar disa të dhëna statistikore, ku gjykata gjatë vitit 2016 ka treguar një efikasitet prej 114 % të lëndëve të kryera.
“Ne përgatisim raporte në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe raporte vjetore. Në bazë të këtyre raporteve ne kemi dal shumë mirë në kryerjen e lëndëve në krahasim me ardhjen e lëndëve. Dhe ky trend i kryerjes së lëndëve është duke vazhduar edhe këtë vit. Por ne gjithashtu jemi të hapur të bashkëpunojmë me ju dhe mirëpresim ndihmën tuaj”, ka thënë Shala.

Nga ana tjetër, Stephanie Lefeuvre, Menaxhere e Projektit ka thënë se ky program është duke i përgatitur disa forma të raporteve, e që më pas do t’i ofrohen gjykatave dhe me aplikimin e këtyre dokumenteve pritet të shkurtohet procedura e zgjidhjes së lëndëve.

Eco Higjiena

Ushtruesi i Detyrës, Shala gjithashtu ka njoftuar menaxherët e këtij projekti dhe ekspertët, që shumë shpejtë do të filloj programi i ri për regjistrimin e lëndëve SMIL, në tërë sistemin gjyqësor të Kosovës.

Sipas tij, me implementimin, e këtij programi do të lehtësohet puna në përpilimin e raporteve dhe do të ketë lehtësira të shumta për gjyqtarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.