Fundamenti

Gjykata lenë në terr mbi 500 shtëpi në Kodrën e Dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lagja Kodra e Dëshmorëve tërë ditën e mërkurë ka mbetur pa energji elektrike. Shaban Shabani banor tha se nesër do të protestohet para gjykatës dhe KEK-ut.

Kodra e Dëshmorëve që ka mbi 600 shtëpi të mërkurën ka mbetur gjatë tërë ditës pa energji elektrik dhe pa ujë të pijshëm. Banorët janë revoltuar tej mase për faktin se rryma është ndalur nga policia duke u bazuar në një vendim të gjykatës komunale.

Shaban Shabani banor në këtë lagje tha për rajonipress se rryma është ndërprerë me një vendim të gjykatësit i cili ka vendosur në favor të pronarit shqiptarë të trafos.”Neve nuk na interesojnë mosmarrëveshjet dhe nuk është mirë të jemi viktimë e gjykatësve joprofesionist të cilët pa kurrfarë ndërgjegje terrorizojnë 600 shtëpi” tha Shabani.

ARKATANA

Shabani tha se trafoja i ka të vendosura dy dry nga ana e policisë dhe ka të vendosur edhe shiritin e verdhë. Sipas tij nesër mbi 500 shtëpi pritet të mblidhen para gjykatës komunale për të kërkuar sqarime dhe pastaj edhe para dyerve të KEK-ut.

Ndërkaq asnjë zyrtarë i KEK-ut duke përfshirë Ramadan Ahmetin dhe Ragip Hodën nuk janë paraqitur në telefon. Rajonipress mëson nga burime të KEK-ut se rryma është ndërprerë me vendim të gjykatës e cila ka vendosur në favor të një pronari shqiptarë i cili pretendon se gjoja trolli ku ndodhet trafoja është në pronën e tij.

Gjithashtu sipas zyrtarëve të KEK-ut trolli ku ndodhet tanoi trafoja ka qenë e një pronari serb i cili asnjëherë nuk ka bërë problem./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.