United Hospital

Gjykata Kushtetuese shpërblen kundërligjshëm anëtarët e saj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Institucioni më i lartë i kontrollit mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, Gjykata Kushtetuese e Kosovës (GJKK) ka shkelur rregullat financiare të thesarit me rastin e shpërblimit të anëtarëve të saj në dy komisione të brendshme. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm vë në pah se ky institucion ka shpërblyer kundërligjshëm anëtarët e saj për punën që kanë bërë.

“GJKK, kishte ekzekutuar pagesa për grupet e brendshme punuese për aktivitete të kryera gjatë orarit të rregullt të punës. Njëri grup punues ishte themeluar për monitorimin e ekzekutimit të vendimeve të GJKK-së, ndërsa tjetri për bashkëpunim ndërkombëtar të GJKK-së. Të dyja grupet punuese i kishin nga pesë anëtar. Pagesa për këto grupe punuese për periudhën dy mujore ishte në vlerë 3,200 euro”, thuhet në raportin e auditorit.

ARKATANA

Sipas rregullës financiare nr. 01/2013/MF për shpenzimin e parave publike, pagesat për komisionet e brendshme për punë e bërë gjatë orarit të rregullt të punës nuk janë të lejueshme. Lidhur me këtë çështje, auditori vlerëson këtë si rrezik ngase shpenzimet e shkaktuara, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me rregullat e financiare të thesarit mund të kenë efekte financiare për buxhetin e GJKK-së. Kjo mund të shkaktojë kosto shtesë për buxhetin e tyre./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.