Fundamenti

Gjykata Kushtetuese, me standarde të dyfishta

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Intervistë me Glauk Konjufcën, nënkryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje!” dhe shef i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.Për pushtetin pranohen rastet, opozita anashkalohet

“Gjykata jonë Kushtetuese, e kapur edhe atëherë, e ndikuar politikisht nga Qeveria edhe në atë kohë, pati refuzuar kërkesën për shqyrtim të Lëvizjes ‘Vetëvendosje!’ dhe kjo mendoj që ka qenë e ndikuar politikisht nga Qeveria, që të mos merret parasysh një lëndë, e cila është adresuar nga “Vetëvendosje!”. Tash, Gjykata Kushtetuese, për të njëjtën përmbajtje, po e pranon lëndën e presidentes. Atëherë kjo i bie që Gjykata Kushtetuese po vepron sipas standardeve selektive, jo që t’i trajtojë të gjitha palët njësoj”, është shprehur deputeti Konjufca

ARKATANA

“Kosova Sot”: Ka kohë që nga opozita ka filluar një bllokadë e punës së Kuvendit të Kosovës, deri kur do të vazhdojë bllokada e Kuvendit?

Glauk Konjufca: Ne kemi aplikuar defunksionalizimin e Kuvendit të Kosovës për një arsye shumë të thjeshtë. Shkaku i kësaj krize politike duhet të gjendet në marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel në mes të Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiqit më 25 gusht të këtij viti. Marrëveshja e parë nga katër marrëveshjet me Serbinë, e arritur mes Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiqit, dhe në anën tjetër Marrëveshja e demarkimit të kufijve mes Malit të Zi dhe Kosovës, e arritur në mes të Hashim Thaçit dhe Skënder Hysenit, si përfaqësues të Kosovës, në njëjtën anë dhe palës malazeze në anën tjetër. Të dyja këto marrëveshje, sidomos marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe demarkimi i kufijve, sipas analizës sonë që e kemi bërë si opozitë, përbëjnë shkelje shumë të rënda për shtetin e Kosovës. Këto marrëveshje e prekin sovranitetin e Kosovës dhe e prekin drejtpërdrejt territorin e Kosovës. Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe e prek rregullimin e brendshëm territorial të Kosovës dhe e çon Kosovën drejt federalizmit. Kurse demarkimi i kufijve në mënyrën si është bërë po pretendohet që Malit të Zi i janë dhënë 8 deri në 10 mijë hektarë të territorit të Kosovës. Kryesisht janë shpatet e maleve, që i janë dhënë Malit të Zi dhe forcat malazeze kanë zbritur deri poshtë në rrafsh. Sa i përket tani anashkalimit të Kuvendit të Kosovës është për keqardhje se si Qeveria merr vendim, bën marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin për ta anashkaluar Kuvendin e Kosovës dhe për ta krijuar Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe vetëm me një dekret qeveritar. Ky është anashkalim i qartë i Kuvendit dhe këta janë ata që e kanë mbytur Kuvendin e Kosovës. Bllokimi ynë është dhe do të vazhdojë vetëm si kundërreaksion, si shprehje e pakë- naqësisë për këtë mbytje që ia ka bërë Kuvendit Qeveria e Kosovës dhe nuk do të ndërpritet derisa të plotësohen kërkesat e opozitës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.