RCCOLA

Gjykata Komunale prioritet e ka luftën kundër krimit dhe korrupsionit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ramiz Azizi kryetar i Gjykatës Komunale ka thënë se është i vendosur që t`i luftojë të gjitha dukurit negative. Dëshirojmë një Gjilan pa vjedhje, pa krime dhe pa tendosje tha ai.

Gjykata Komunale në Gjilan ka bërë punë të mëdha dhe po mundohet që të jetë në funksion të drejtësisë dhe të zgjidhjes së shumë lëndëve, përkundër numrit të kufizuar të gjyqtarëve. Kështu tha të premten Ramiz Azizi kryetar i Gjykatës Komunale gjatë një konferencë për media.

Azizi tha se përkundër rezultateve dhe punës së mirë që kanë bërë megjithatë kanë numër të kufizuar të gjyqtarëve. “Janë 12 gjyqtarë të angazhuar e të cilët punojnë në kushte të rënda dhe me mungesë të kompjuterëve, e numër të kufizuar të prokurorëve” tha ai.

Azizi tha se puna më e rëndë për punonjësit e kësaj gjykate janë lëndët e ekzekutimit, ku kryesisht dominojnë ato me dokumente të besueshme si të PTK-së, KEK-ut dhe të institucioneve financiare. Gjithashtu sipas tij gjykata ka vështirësi edhe në ekzekutimin e urdhëresave për shkak të numrit të limituar të policëve.

I pyetur nga rajonipress rreth përmbajtjes së padive në raport me institucionet komunale Azizi tha se janë disa padi të kompanive private që kërkojnë përmes gjykatës me i zgjidhë kontestet financiare. “Na vije keq që jemi detyruar ta bllokojmë xhirollogarinë e komunës , por lëndët që kryhen ato edhe duhet të ekzekutohen” tha Azizi.

Eco Higjiena

Sipas tij përkundër luhatjes që mund të kenë qytetarët ndaj sistemit gjyqësor, megjithatë në Gjilan gjendja ka ndryshuar për të mirë. “Jemi duke punuar sidomos në risocializimin e të miturve, meqë ka shumë recidivistë dhe këtu ia kemi arritur qëllimit” tha Azizi.

Azizi për ta treguar vendosmërinë ndaj krimit dhe dukurive negative në Gjilan tha se ai dhe stafi i tij dëshirojnë që në minimum ta ulë shkallën e kriminalitetit të të gjitha llojeve. “Dëshirojmë një Gjilan pa vjedhje, pa krime dhe pa tendosje”, tha ai.

“Lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsioni dhe lufta kundër dukurive tjera negative është prioritet i kësaj gjykate” tha Azizi.

Edhe gjykatësi Naser Maliqi tha se është bërë punë e mirë nga ana e gjykatësve në këtë Gjykatë. Maliqi tha se ka raste tek të miturit që ka pasur 300 vepra, por kjo shkallë e kësaj moshe tani po shënon rënie graduale tha Maliqi./rajonipress/