Fundamenti

Gjykata Komunale e zbraz arkën e komunës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ramiz Azizi kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan ka lejuar ekzekutimin e aktvendimit për Mehmet Isufin, ku e obligon Ministrinë e Financave që nga llogaria e komunës të paguaj eksproprijimin e tokës në vlerë të 336 mijë euro.

Vendimi i fundit i Gjykatës Komunale në Gjilan për të paguar një pronë në emër të shpronësimit që kap vlerën e 336 mijë eurove ka shokuar zyrtarët komunal. Këto mjete që realisht merren në mënyrë obligative e që nuk janë të parapara me buxhetin komunal e ka dëmtuar rëndë, edhe ashtu buxhetin e varfër dhe arkën komunale.

Gjykata Komunale e Gjilanit e kryesuar nga Ramiz Azizi ka lejuar ekzekutimin e aktvendimit të kësaj gjykate,duke e obliguar Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave që nga xhirollogaria e Komunës së Gjilanit të bartë mjetet në xhirollogari të kreditorit Mehmet Isufi nga Gjilani në emër të eksproprijimit të pasurisë në vlerën e 336 mijë eurove.

Mobi Casa

Ramiz Azizi në aktvendimin e tij e ka sqaruar arsyen e këtij ekzekutimi, duke thënë se propozimi për ekzekutim është i bazuar. Por avokati i komunës Bardhosh Dalipi tha për Rajonipress se kanë bërë ankesë me kohë në të gjitha fazat e procedurës,por pala nuk wshtë pajtuar me çmimin që i ka ofruar Komuna dhe ka bërë ankesë.

Megjithatë, Dalipi tha se ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës ku ka kërkuar revizion për këtë rast.”Unë ende nuk kam marrë përgjigje nga Gjykata Supreme e Kosovës. Ky rast i takon pasluftës dhe bëhet fjalë për 21 ari e 11 metra tokë, që është marrë për nevojat e rrugës kryesore” u arsyetua Dalipi.

Ndryshe aktvendimi i Gjykatës Komunale është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankesë. I njëjti aktvendim i është dorëzuar edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave./rajonipress/