FITORJA

Gjykata kantonale e Lucernit: 7 vjet dëbim nga Zvicra për kikboksierin kosovar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata më e ulët i kishte caktuar 10 vite dëbim. Është ende e paqartë nëse ai do të apelojë vendimin në Gjykatën Federale.

Shkalla e dytë mbetet në cilësimin e rastit si lëndim të rëndë trupor dhe kjo nënkupton dëbim nga vendi dhe 19 muaj burgim. Është ende e paqartë nëse kosovari do ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme Federale.

Përleshja para një klubi në qytetin e Lucernit ka ndodhur pesë vjet më parë. Dëshmitë dhe disa video-incizime kanë inkriminuar kosovarin, të cilin, Gjykata Penale e Luzernit e kishte dënuar për lëndim të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Përleshjes i ka paraprirë një debat për një “joint” (racion droge), e cila ka shtyrë të akuzuarin të godasë viktimën.

Viktima, një zviceran, nuk është shëruar nga kjo goditje, nuk ishte në gjendje të punonte dhe madje i është dashur të regjistrohej për pension invaliditeti, shkruan Luzerner Zeitung. Mirëpo, 28-vjeçari kosovar nuk e sheh veten si autor, por si viktimë. Ai thotë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Në seancën e apelit në Gjykatën Kantonale të Lucernit, i akuzuari ka “luftuar” kundër dëbimit disavjeçar nga vendi. Avokati i tij mbrojtës e quan veprën e klientit të tij “sulm të thjeshtë” dhe, rrjedhimisht, ky dënim nuk do të rezultonte me dëbim nga vendi.

Kikboksieri e dinte se si funksiononin goditjet

Por, sipas Gjykatës Kantonale të Lucernit është përmbushur vepra penale e tentativës për lëndim të rëndë trupor, përcjell albinfo.ch. Dëshmitë si dhe video-incizimet e shikuara e kanë vërtetuar qartë këtë. Nuk mund të bëhet fjalë për vetëmbrojtje, tha gjyqtari në hapjen e aktgjykimit. Duke qenë se lëndimi i rëndë trupor është një e ashtuquajtur vepër e katalogut dhe kjo rezulton automatikisht me dëbim nga vendi, 19 muajt e burgimit me kusht shoqërohen me 7 vjet dëbim nga vendi.

ARKATANA

Në justifikimin e tij të shkurtër, gjyqtari tha: “Njeriu me përvojë në artet marciale dinte për pasojat e goditjeve dhe grushtave të tij.
Gjykata Kantonale e Lucernit ka shqiptuar verdiktin gojarisht.

Sa i përket dëbimit nga vendi, gjyqtari shton: “Edhe pse i akuzuari ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në Zvicër dhe gjithashtu ka përfunduar këtu praktikën (kualifikimin), nuk priten vështirësi personale”.

Ai i është përmbajtur sistemit ligjor zviceran deri në krimin e tij të kryer në vitin 2017. Por ai mund ta gjejë veten në Kosovë, si profesionalisht, ashtu edhe në aspektin social, transmeton albinfo.ch. E bashkëshortja e tij, e cila po ashtu vjen nga Kosova, ka rrjet social atje. Dëbimi nga vendi, i cili është tre vjet më i shkurtër sesa ishte kërkesa e gjykatës penale, është i justifikueshëm.

Kosovari ka ardhur në Zvicër në vitin 1997 në moshën katërvjeçare, këtu ka ndjekur shkollimin dhe ka mësuar një zanat. Ai ka një vend pune dhe tani jeton me gruan e tij në rrethinën e Lucernit. Është ende e paqartë nëse ai do të apelojë vendimin në Gjykatën Federale. Aktgjykimi u dërgohet palëve me shkrim.

Gjykata kantonale e Lucernit: 7 vjet dëbim nga Zvicra për kikboksierin kosovar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.