Fidanishtja

Gjykata i dënon me 71 vite burgim pesë të akuzuarit për veprën penale vrasje e rëndë dhe lëndim i lehtë trupor

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Besmir Ismajli, Samet Ismajli, Fisnik Ismajli, Ismet Ismajli, dhe Izri Ismajli.(2), ndërsa të akuzuarin Edmond Ismajli e ka liruar nga akuza.

Me datë 02.05.2019, në ora 09:30 minuta, në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Komunës së Vitisë, të akuzuarit Besmir Ismajli, Samet Ismajli. dhe Fisnik Ismajli, me dashje në bashkëkryerje dhe për motive pasurore- pronësore kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Muhamet Ismajli, në atë mënyrë që fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit, ku i ndjeri me familjarët e tij dalin që të bisedojnë me të akuzuarit për të arritur një marrëveshje, por të akuzuarit refuzojnë dhe më pas vazhdojnë me fyerje, duke eskaluar situata në konflikt fizik dhe me mjete të forta mprehëse si drunjë dhe shufra metalike e godasin tani të ndjerin në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ku fillimisht i akuzuari Samet Ismajli e godet në pjesën e pasme të kokës, pas tij edhe i akuzuari Fisnik Ismajli godet pas kokës dhe në fund edhe i akuzuari Besmir Ismajli, godet 2-3 herë në këtë mënyrë.

Me këto veprime, të akuzuarit Besmir Ismajli, Samet Ismajli dhe Fisnik Ismajli në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave, dëgjimit të dëshmitarëve dhe shiqimit të videove nga vendi i ngjarjes të akuzuarve u ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje 21 (njëzet e një) vite, për secilin veç e veç, të cilat dënime do të ekzekutohen pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Fundamenti

Ndërkohë të akuzuarit Ismet Ismajli dhe Izri Ismajli.(2), për veprën penale lëndim i lehtë trupor i shqipton me burgim në kohëzgjatje 4 (katër) vite burgim, për secilin veç e veç, të cilat dënime do të ekzekutohen pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim, ndaj të akuzuarve Besmir Ismajli, Samet Ismajli dhe Fisnik Ismajli, të cilëve u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Të akuzuarve Ismet Ismajli dhe Izri Ismajli (2), është ndërprerë masa e paraburgimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/