Hidromorava

Gjykata i cakton një muaj paraburgim Armend Ademit nga Presheva

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Armend Ademit (1993) nga Rahovica e Preshevës i cili u kap nga Polica e Kosovës në Gjilan me 44 kg substanca narkotike.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore Jetish Maloku tha për rajonipress se Armend Ademit i është caktuar kjo masë pasiqë tek ai janë gjetur prova të mjaftueshme që dëshmojnë se ai është i përfshirë në veprën penale që lidhen me substancat narkotike, raporton rajonipress.

Edhe gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi tha për rajonipress se Armend Ademit (1993) nga Rahovica e Preshevës i është caktuar kjo masë, derisa ai pjesërisht e ka pranuar veprën.

Ndryshe Policia e Kosovës ka arrestuar më 15 nëntor 2013 rreth orës 21:00, Armend Ademin nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “trafikim me substanca narkotike”

UBT

Hetuesit policor e kishin ndaluar veturën e Ademit gjatë një pike kontrolli , e cila ishte me targa të Republikës së Serbisë .

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur 3 çanta sportive në brendësin e të cilave janë gjetur 42 paketime të dyshuara narkotike të llojit marihuan në peshë rreth 44 kg.

Armend Ademi ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, duke i konfiskuar veturën dhe substancat narkotike./rajonipress/