UBT

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Albert Rashitit

/ 1 minutë lexim

Gjilan- Me propozimin e prokurorisë së Qarkut të dyshuarit Albert Rashiti nga Llashtica e Gjilanit gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykatësi i procedurës paraprake Rasim Rasimi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Albert Rashitit nga Llashtica e Gjilanit për tri vepra penale të grabitjes. Agron Uka nga Prokuroria e Qarkut tha për rajonipress se kjo prokurori ka propozuar këtë masë për shkak se brenda një kohe shumë të shkurt i dyshuari i ka kryer tri vepra penale.

Hidromorava

Rashiti ishte arrestuar më 6 gushtë pasi kishte hyrë dhunshëm nëpër vetura të taksistëve ku fillimisht ishte marrë vesh për vozitje në destinacion të caktuar pastaj gjatë rrugës kishte përdorur forcën kërcënuese me thikë , duke ua lidhur kabllin për fyti viktimave derisa i kishte grabitur parat dhe telefonat e tyre.

Rashiti gjatë intervistës në lokalet e policisë dhe në prezencë të avokatit mbrojtës i ka pranuar tri veprat e kryera penale dhe i ka përshkruar në tërësi./rajonipress/