KKGJILAN

Gjykata Federale kundër SVP-së: Nuk dëbohet shqiptari

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Këtë e konfirmon me një vendim të saj Gjykata Federale e Zvicrës, duke vendosur mbi ankesën e një shqiptari 25 vjeçar nga Maqedonia.

Të huajt me dosje krimi, as tash, rreth dy vjet pas votimit të “Iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë” nuk ka mundësi të dëbohen aq lehtë dhe sipas katalogut të miratuar me atë rast. Këtë gjendje e konfirmon me një vendim të saj Gjykata Federale e Zvicrës, duke vendosur mbi ankesën e një shqiptari 25 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia.

Sipas gjykatës, e drejta ndërkombëtare qëndron mbi atë kombëtare dhe kështu përbën pengesë për realizimin e riatdhesimit në raste të ngjashme.

UBT

Kantoni i Thurgaut kishte vendosur ta dëbonte nga Zvicra shtetasin e Maqedonisë, por instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës kishte menduar ndryshe, njofton “Neue Zürcheer Zeitung”. Duke peshuar rastin konkret Gjykata ka marrë në konsideratë peshën e veprës së të riut, sjelljet e tij nga koha e kryerjes së veprës penale dhe lidhjet që ai i ka me shtetin ku duhej të dëbohej.

Të gjitha këto kritere mbështeten në Konventën Evropiane të të drejtave të njeriut. Më tutje Gjykata Federale në vendin e saj ka shkruar se iniciativa (për dëbimin e të huajve kriminelë) e bërë nga SVP, mund të zbatohet vetëm “në rast se nuk bie në kundërshtim me të drejtën superiore, në küetë rast me të drejtën ndërkombëtare.(albinfo)