UBT

Gjykata e Gjilanit pushon hetimet ndaj Lutfi Hazirit, hedhë poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Gjykata Themelore e krimeve të rënda në Gjilan e përfaqësuar nga Afrim Shala kryetar ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Lutfi Haziri. Ky vendim erdhi pasiqë avokati mbrojtës Shemsedin Pira bëri ankesë për ta hedhur poshtë në mungesë të provave aktakuzën e ngritur ndaj Lutfi Hazirit.

Gjykata Themelore në Gjilan ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale e ngritur ndaj Lutfi Hazirit për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” raporton rajonipress.

Në aktvendimin e trupit gjykues të kryesuar nga Afrim Shala thuhet se në provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë nuk vërtetohet se Lutfi Haziri ka keqpërdorur detyrën zyrtare ose se e ka dëmtuar komunën e Gjilanit.

Në aktvendim thuhet se për kryetarin e trupit gjykues është e habitshme se si nuk janë marrë parasysh ekspertiza e Riza Blakajt dhe raporti i policisë së Kosovës.”Aktakuza e lartpërmendur me asnjë provë të vetme nuk e vërteton neglizhencën e detyrave apo veprimin në kundërshtim me autorizimet ligjore të pandehurit si person zyrtar. Andaj duke konsideruar se provat e eleboruara nuk e inkriminojnë të pandehurin, rezulton se nuk mbështesin dyshimin e bazuar mirë për të proceduar më tutje. Kryetari i trupit gjykues ka ardhur në përfundim se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka vepruar drejtë me datën 16 mars 2016, ku në mungesë të provave e ka mbyllur këtë rast. Nga të gjitha arsyet e cekura më lart kryetari i trupit gjykues vendosi që ta hedh poshtë aktakuzën ndaj të pandehurit Lutfi Haziri” thuhet në aktvendim.

Hidromorava

Kurse avokati mbrojtës (dr) Shemsedin Pira tha për rajonipress se kërkesa e tij për të hedhur poshtë aktakuzën dhe për të pushuar hetimet ishte e arsyeshme dhe e bazuar në të gjitha provat e ofruara në proceset hetimore. “Ky vendim është i drejtë sepse Lutfi Haziri me asnjë provë nuk ishte i përfshirë në aktakuzën e cila për mua që nga fillimi ishte e paqëndrueshme dhe e pathemeltë” tha Pira.

Avokati Pira edhe më herët kishte thënë se në aktakuzën e Lutfi Hazirit nuk ka as lëshime administrative e mos të flasim për elemente të veprës penale.

Ndryshe sipas aktakuzës, Lutfi Haziri dyshohej se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar. Vet Haziri kishte mohuar aktakuzën./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.