FITORJA

Gjykata e Gjilanit mbanë mbledhje komemorative për Agim Bajramin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore e Gjilanit ka mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së referentit, Agim Bajrami.

Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi ka thënë se Agimi ka qenë një punëtor i zellshëm dhe i sinqertë, me vlera morale të larta, të cilin asnjëherë ne si kolegë nuk do të harrojmë.

Gjithashtu një fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili tha se ka qenë një person i ndershëm dhe i respektueshëm nga të gjithë.

Ata në emër të stafit të Gjykatës i kanë shprehur ngushëllime familjes, të cilit ishin prezentë në këtë mbledhje komemorative.

Eco Higjiena

Agim Bajrami ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku për disa vite ka punuar në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Pas një sëmundje të rëndë, ai ndërroi jetë në shtetin e Francës, në të cilin kishte shkuar për shërim.

Gjatë ditës sotme, në ora 16:40 minuta bëhet varrimi i të ndjerit, në fshatin Përlepnicë të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.