Fundamenti

Gjykata e apelit sot shpall vendimin për të burgosurit shqiptar nga Presheva

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nëntë Shqiptarët e komunës së Preshevës u arrestuan në datën 26 dhjetor 2008, me akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë paskan kryer “krime lufte ndaj civilëve serbë” në zonën e Gjilanit. Ndërsa, sot më 13 maj pritet që Gjykata e apelit do të shpallë vendimi përfundimtarë për 9 djem nga Presheva.

Nëntë Shqiptarët e komunës së Preshevës u arrestuan në datën 26 dhjetor 2008, me akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë paskan kryer “krime lufte ndaj civilëve serbë” në zonën e Gjilanit. Ndërsa, sot më 13 maj pritet që Gjykata e apelit do të shpallë vendimi përfundimtarë për 9 djem nga Presheva.

Familjarët dhe liderët e Luginës së Preshevës kërkojnë lirimin e të burgosurve !

“Seanca e sotme e Gjykatës së Apelit në Beograd e paralajmëruar nga autoritet serbe ndaj Grupit të Gjilanit, i cili gjatë vitit 2012 u dënua me 116 vjet burgim nuk është gjë tjetër pos një kurdisje e procesit me motive politike me qëllim të frikësimit të të rinjve shqiptarë, për të rikujtuar panik dhe frikë për të larguar të rinj nga vendlindja me qëllim të realizimit të planeve serbomëdha për spastrime etnike të popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës. Besoj, se komuniteti ndërkombëtar në Beograd do të përdor autoritetin e vet të arsyeshëm duke bërë presion në Beograd për t’i liruar të rinjtë tanë nga burgjet serbe..” ka deklaruar për “Presheva Jonë” Jonuz Mulsiu kryetar i LPD-së, njëherit ish-drejtor politik i UÇPMB-së.

ARKATANA

Musliu, po ashtu ka kërkuar lirimin e pakusht të burgosurve shqiptarë dhe të shpallen ata të pafajshëm dhe ndërprerja e praktikës së vjetër të Beogradit, për dënimin e shqiptarëve.

Kurse për kryetarin e LKSH-së Orhan Rexhepin, njeherit lideri më i angazhuar me të rinjtë e burgosurit në seancat dhe proceset kundër tyre pohon se “aktgjykimi i dytë prej 116 vjetësh është shpallur kundër 17 Shqiptarëve të kësaj ane e jo kundër nëntëve.

Sipas Rexhepit, pas Aktgjykimit të parë të 21 Janarit 2011, kur djemtë tanë, 9 nga 17, u dënuan e 101 vjet heqje lirie, dhe pasi Gjykata e Apelit e hodhi poshtë të njëjtin Gjykim dhe kërkoi që lënda të kthehej në Rigjykim, me sugjerimin se ky akt gjyqësor nuk ishte shpallur në bazë të fakteve të mjaftueshme dhe se dëshmitari kryesor Bozhuri 50, asgjë nuk kishte vërtetuar nga ajo që ishte ngritur në Aktakuzë dhe se Rigjykimi duhej të bëhej në bazë të fakteve të mirëfillta e që kuptueshëm ishte, lirimi i të 17 djemve Shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

“Duke iu mbështetur fakteve që i përmenda më lartë, duhet të jemi të detyruar të besojmë në atë se të gjitha këto dëshmi dikush do t’i marrë parasysh dhe më në fund, pas katër viteve e gjysmë, të shpallet vendimi i vetëm i drejtë, lirimi i tyre, por pa e harruar asnjëherë atë se, Serbia megjithatë është Serbi.” ka shtuar në fund Orhan Rexhepi, kryetar i LKSH-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.