Hidromorava

Gjykata e Apelit liron nga akuzat Fehri Qerimin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës Departamenti për krime të rënda të kryesuar nga Fllanza Kadiu ka aprovuar kërkesën e të akuzuarit Fehri Qerimi ish drejtor i arsimit në Viti duke e ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, dhe konform dispozitave liron nga akuzat Fehri Qerimin.

Fehri Qerimi ish drejtor i arsimit në Viti përfundimisht është liruar nga akuzat.

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat Fehri Qerimin pasiqë ajo nuk gjeti prova ose fakte që e ndërlidhin atë me veprat e ngarkuara.

Gjykata e Apelit ka shqyrtuar të gjitha detajet në këtë lëndë dhe la vlerësuar se Fehri Qerimi nuk ka shkelur ose shpërdoruar detyrën zyrtare.

Mobi Casa

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht ish drejtorin e arsimit në Viti, Fehri Qerimin i cili më 2012 kishte shpërdoruar pozitën zyrtare.

Në aktgjykimin e pare thuhet se Fehri Qerimi në cilësinë e drejtorit të arsimit në Viti, me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër, shpërdoron pozitën e tij zyrtare ose autorizimin duke mos i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t`i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht shkel të drejtat e personit tjetër në atë mënyrë që në konkursin e shpallur nga drejtoria e arsimit për një mësues në shkollën fillore “Bafti Haxhiu” në Viti në vitin 2012 ka shkelur legjislacionin për arsimin e lartë, rekomandimin e departamenti të arsimit në Gjilan, dhe lidhë kontratë pune me një kandidate tjetër që e kishte të kryer fakultetin e Edukimit me një institucion të arsimi privat të pa licencuar dhe të pa akredituar e në rastin konkret nuk pranohet kandidatja me kualifikimin e kërkuar ligjor e dëmtuara Filloreta Emërllahu.

Por ky aktgjykim i Gjykatës së Gjilanit tashmë është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit e cila e ka liruar nga akuzat Fehri Qerimin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.