Eko Higjiena

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim grupin që grabiti Kazinonë “Merkuri”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për krime të rënda e kryesuar nga Vahid Halili e ka kthyer në rigjykim grupin që kishte plaçkitur kazinonë “Merkuri”. Sipas Gjykatës së Apelit në rastin e gjykimit të këtij grupi në Gjilan ka pasur shkelje esenciale, meqë nuk është vërtetuar gjendja faktike në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka kthyer në rigjykim grupin që plaçkiti Kazinonë “Merkuri” më 24 shkurt 2012, raporton rajonipress.

Të akuzuarit Rasim Syla, NIjazi Spahiu, Azem Spahiu, Shkëlzen Uruqi dhe Ardian bajrami do të përballen edhe njëherë me prova e dëshmi pasiqë Gjykata e Apelit tashmë rastin e tyre e ka kthyer në rigjykim njoftoj për rajonipress njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Piraj.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit ankesat e avokatëve mbrojtës se është shkelur ligji penal në dëm të klientëve të tyre janë të bazuara.”Në rigjykim Gjykata e shkallës së parë duhet të evitojë shkeljet , t`i administrojë provat” thuhet në vendim.

Gjykata ndërkaq nuk e ka aprovuar kërkesën e avokatëve mbrojtës që tu ndërpritet paraburgimi klientëve të tyre.

Ndryshe Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga Emine Salihu kryetare e trupit gjykues kishte dënuar dhe shpallur fajtor grupin e grabitjes së kazinosë “Merkuri”duke dhënë mbi 10 vite e gjashtë muaj burgim për Rasim Sylën, Nijazi Spahiun, Azem Spahiun, Shkëlzen Uruqin dhe Ardian Bajramin raporton rajonipress.

UBT

Gjykata kishte dënuar Rasim Sylën me 3 vite burgim, Nijazi Spahiun me 3 vite e një muaj burgim dhe 700 euro gjobë, Ardian Bajramin me 3 vite burgim dhe 1000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, Azem Spahiun e kishte dënuar me 600 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, dhe Shkëlzen Uruqin me 1 vit e pesë muaj burgim.

Ky grup është akuzuar se më 24 shkurt 2012 kanë grabitur kazinonë “Merkuri” duke plaçkitur mbi 16 mijë euro. Grupi është akuzuar për veprat penale të “grabitjes”, “Armëmbajtje pa leje” dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuza e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu i ngarkon Nijazi Spahiun, Azem Spahiun, Ardian Bajramin, Shkëlzen Uruqin dhe Rasim Sylën për veprën penale “vjedhje grabitqare”.

Sipas aktakuzës të dyshuarit më 24 shkurt 2012 në lagjen “Dardania” në Gjilan në bashkëveprim me njëri tjetrin kanë kryer grabitjen në kazinonë “Merkuri”. Grupi sipas aktakuzës ka pasur një plan dhe marrëveshje paraprake, duke i ndarë edhe rolet duke siguruar edhe mjetet e përshtatshme për kryerjen e veprës si dorëza, maska.

Të pandehurit në kazinonë “Merkuri” kanë hyrë të armatosur dhe me maska dhe duke i drejtuar armët automatike nën kanosje e godasin të dëmtuarin Rr.Sh. dhe nën kanosjen e armëve grabisin shumën e të hollave prej 16 mijë eurove. Të pandehurit pas grabitjes të hollat i kanë ndarë mes veti derisa si udhëheqës i grupit sipas aktakuzës është cilësuar Rasim Syla.

Ky grup akuzohej për veprat penale grabitje, shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. /rajonipress/