ARKATANA

Gjykata e Apelit e Kosovës refuzon ankesën e Prokurorisë së Gjilanit, përfundimisht lirohet nga akuzat Fadil Abazi dhe tjerët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës, departamenti për krime të rënda e kryesuar nga gjyqtari Hashim Çollaku, ka marrë aktgjykim përfundimtar duke liruar nga akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, Fadil Abazin, Florim Ramaj, Rafiz Shabiu, Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu. Apeli ka refuzuar ankesën e prokurorisë së Gjilanit, duke vlerësuar se nuk ka shkelje të procedurave ligjore në aktgjykimin e shkallës së parë dhe se është i papranueshëm konstatimi i prokurorisë se gjykata nuk ka vlerësuar saktësinë e provave kundërthënëse. Avokati mbrojtës dr. Shemsedin Pira ka kërkuar me kohë që të vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe të refuzohet ankesa e prokurorisë. Ky ishte edhe konstatimi im që nga fillimi duke e ditur natyrën e punës dhe seriozitetin që ka treguar profesionalisht Fadil Abazi tha Pira.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit e cila në afat të rregullt ligjor kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Gjilanit, e cila kishte liruar nga akuzat Fadil Abazin, Florim Rahimajn, Rafiz Shabiu, Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata e Apelit e Kosovës që kryesohej në këtë rast nga Hashim Çollaku nw aktgjykimin e saj të datës 22.12.2025 ka konstatuar se nuk qëndrojnë pretendimet e prokurorisë se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së parë, me aktgjykimin lirues nuk e ka vërtetuar në mënyrë të plotë gjendjen faktike.

Ndërsa gjetjet e Gjykatës së Apelit kanë konstatuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, qoftë të pretenduara sipas ankesës së prokurorisë, përkundrazi Apeli vëren se aktgjykimi nuk rezulton se është marrë me shkelje.

Hidromorava

“Në vlerësimin e këtij kolegji, prokuroria në rastin konkret ka dështuar të vërtetoj ekzistimin e elementeve esenciale të veprës penale “Keqpërdorimi detyrës zyrtare apo autorizimeve zyrtare”, kur ka pretenduar që qëllimi i të akuzuarve ka qenë përfitim për vetën apo personin tjetër. Kolegji, rithekson faktin se jo çdo shkelje e detyrës zyrtare, mund të kualifikohet edhe si vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit” thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Edhe vet avokati mbrojtës dr. Shemsedin Pira, që në këtë rast ka mbrojtur Fadil Abazin ka kërkuar me kohë që të vërtetohet aktgjykimi i shkallë së parë dhe të refuzohet ankesa e prokurorisë.

“Ky ishte edhe konstatimi im që nga fillimi, duke e ditur natyrën e punës dhe seriozitetin që ka treguar profesionalisht Fadil Abazi dhe i gëzohem këtij përfundimi maratonik, të një procesi gjyqësor, që fatmirësisht pati epilog pozitiv për klientin tim” tha Pira./rajonipress/