Gjykata dënon Shkëlzen Maliqin

Gjykata Themelore në Prishitnë e ka dënuar Shkëlzen Maliqin me 300 euro gjobë. Sipas aktvendimit të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Maliqi është dënuar me datë 2 maj 2013, raporton Indeksonline. Ky dënim i është shqiptuar atij meqë nuk ka raportuar për pasurinë e tij dhe mban postin e këshilltarit politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
“Gjyqtarja Azra Cakolli duke vendosur në procedurën për kundërvajtje kundër të pandehurit Shkelzen (Mehmet) Maliqi nga Prishtina për kundërvajtje nga neni 8 lidhur me nenin 5.1. dhe 6.2. ndëshkuar me nenin 17 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Kontrollin e Pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat e Zyrtarë, Nr. 04/L-050, në bazë të nenit 73, 74, 195, 199 dhe nenit 9 të Ligjit mbi Kundërvajtjet (LK) GZ KSAK 23/79, më datë 02.05.2013 morri këtë: … duke shpjeguar se si zyrtar i lartë public në Ministrinë e Punëve të Jashtme ai nuk e ka publikuar prejardhjen e pasurise dhe për këtë është gjobitur me 300 euro.
Emri i Shkelzen Maliqit nuk figuron as në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme si këshilltar politik./Indeksonline/