Hidromorava

Gjykata dënon me dy vite e tre muaj burgim tre të akuzuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe L. Q. Të akuzuarit me datë 18.11.2019, rreth orës 19:00 minuta, në lagjen “Dardani”, rruga “Muharrem Ibrahimi” afër klubit të fitnesit “Parajsa”, kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve.

Të akuzuarit pasi që kishin biseduar përmes telefonit me të akuzuarin L. Q., ky i fundit me të arritur në vendin e ngjarjes, ndal veturën dhe shtënë katër herë me armë-revole të markës “TT”, në drejtim të akuzuarve Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe në momentin kur i njëjti po kthehej për në veturën e tij, të akuzuarit Sh. Xh.(1) dhe Sh. Xh.(2), duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të akuzuarit L. Q., kanë shtënë 3 – 4 herë me revole, të llojit “Zorak” dhe të markës “TT”. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Me këtë veprime të akuzuarit Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe L. Q. dyshohet se kanë kryer veprat penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

FITORJA

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik për secilin të akuzuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e (3) muaj burgim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.