ARKATANA

Gjykata cakton masën e paraburgimit për të pandehurit, dyshohet se kanë kryer veprat penale fajdeja dhe detyrimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve N. S., A. S. dhe B. S.. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga koha e pa përcaktuar e deri më datë 31.08.2022, në bashkëkryerje, kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare, ashtu që fillimisht të dëmtuarve ua japin shumën prej 50.000 Euro, me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat t’ua paguajnë fajden prej 20 % mujore, duke e arritur shumën e dëmit prej 800.000 Euro, si dhe ju kanë marr automjetet të tipit Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, si dhe me datë 31.08.2022, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, duke hartuar kontratë kinse për shitblerje e cila ka qenë kontratë fiktive dhe ka qenë palujtshmëria të cilën të pandehurit ia kanë marr nga të dëmtuarit për fajde.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale, fajdeja dhe detyrimi, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Mobi Casa

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.