FITORJA

Gjurmëve të Sekiraqës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për kapjen e Enver Sekiraqës është formuar një Task-Forcë Speciale në kuadër të Policisë së Kosovës. Burime të Expressit brenda policisë thonë se e dinë që ai ndodhet në Kosovë. Sipas tyre, Sekiraqa është i gatshëm të dorëzohet, por vetëm në duart e EULEX’it.

Ka kohë që i shumëkërkuari Enver Sekiraqa ndodhet në Kosovë.

Ai është parë tek sillet i lirë nëpër shumë vende të frekuentuara në Prishtinë dhe jashtë saj.

Këtë e di edhe Policia e Kosovës, prandaj ata kanë nisur një operacion të madh për kapjen e tij, por deri më tash pa sukses.

Fundamenti

Burime të gazetës Express brenda policisë thonë se tashmë është formuar një Task-Forcë Speciale për kapjen e tij.

“Task-Forca është formuar në kuadër të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Ajo do të merret ekskluzivisht me kapjen e Sekiraqës”, ka thënë ky burim i gazetës në kushte anonimiteti.

Formimi i kësaj Task-Force të veçantë, sipas të njëjtit burim, ka ndodhur pavarësisht faktit se Sekiraqa ka kohë që është shprehur i gatshëm të vetëdorëzohet.

“Ai është i gatshëm të dorëzohet, por me një kusht – jo në duart e Policisë së Kosovës, por vetëm të EULEX’it. Nuk po ka guxim të dorëzohet në polici, sepse po frikësohet se e vrasin”, sqaron burimi sipas të cilit është kjo arsyeja kryesore që ai tashmë ndodhet në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.