FITORJA

Gjukaj: S’ka falje të borxheve për veriun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ka hedhur poshtë mundësinë e aministimit të konsumatorëve të pjesës veriore të Kosovës që kanë borxhe për energjinë e shpenzuar elektrike.

Duke komentuar informatat e publikuara sipas të cilave faktorët ndërkombëtarët kanë hedhur idenë që në kuadër të planit për gjetjen e një zgjidhjeje për veriun e vendit Qeveria të ofrojë edhe faljen e borxheve që janë krijuar nga qytetarët e kësaj pjese të Kosovës për rrymën e shpenzuar, drejtori i KEK-ut tha se në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për amnisti ndaj asnjë borxhi të konsumatorëve, përfshirë edhe ata të pjesës veriore të Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë për amnistim. Qëndrimi ynë zyrtar është se nuk ka aministim për asnjë konsumator. Edhe në pjesën jugore nëse e marrim gjendjen në të gjitha enklavat, askush nuk është amnistuar.

Eco Higjiena

Ka marrëveshje të cilat nënkuptojnë ngrirje të borxhit, por nëse çdo muaj nuk paguhet në mënyrë automatike u kërkohet borxhi i vjetër. Nuk ka aministim për asnjë konsumator dhe ky është qëndrimi zyrtar i KEK-ut”, ka thënë Gjukaj për “Kohën Ditore”.

Sipas tij, plani i vetëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i diskutuar edhe me konsumatorët e pjesës veriore, është integrimi i të gjithë konsumatorëve në shërbimet dhe sistemin e pagesave ndaj KEK-ut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.