Uji Dea

Gjuhën e urrejtjes në jetën publike, e krijojnë frustrimi dhe komplekset për protagonizëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Fadil Maloku – 1. Kohëve të fundit, përveç politikanëve, moderatorëve, e pedagogëve të shndrruar në (b)analist, edhe ca gazetarë bashk me ca klerik fetar, janë bërë model i shfrenimit publik, duke përdorur si gjuhën e urrejtjes, ashtu edhe motivet e denigrimit publik!

I gjithë ky “promovim” sociokulturor në “imagjinatën” sociologjike shquhet edhe si cancel culture. Që në shqip i bie një qëndrim publik leçitës për individ të caktuar që e keqpërdorin statusin e tyre qoftë në mediet sociale, apo edhe në format tjera të njohura të komunikimit masiv. Pra, ky koncept në fakt është edhe një formë e apelit publik për të denoncuar e leçitur publikisht, njerëz e persona të jetës publike të cilët duke shfrytëzuar statusin e tyre sociopolitik (qofshin ata; pedagoge, mjek, politikan, kangëtarë, etj.) prononcohen për një temë apo çështje të caktuar publike.

Fundamenti

3. Prononcimi i tyre shkaku i protagonizmave, frustrimeve e protagonizmave, arrinë të zgjojē si irrritime ashtu edhe denoncime të ashpra si tek komuniteti i origjinēs ashtu edhe tek publiku gjerë. Ky zemërim masiv publik, për referuesin ngandonjëherë mund të ndodhë që përveç shkaqeve të shpeshta (i)racionale të “prodhoj” edhe pasoja pragmatike e padyshim edhe të papritura.

4. Këto pasoja, zakonisht shoqërohen edhe me insistime publike, që personat e anatemuar, dosido edhe të tjetërsohen psh. nga privilegjet dhe statuset që i kanē shfrytëzuar si “katapult” për tê “zemêruar” publikun e gjerë, të një komuniteti, grupi apo edhe shoqërisë së gjerë. Insistimi publik, për personat që e keqpërdorin statusin dhe privilegjet e shoqërisë, êshtë një mekanizēm disciplinimi,por, edhe ndëshkimi sidomos për ato tipe njerëzish që kan turp. Kultura e turpit në sociologji është koncept që në shoqëritë patriarkale normën e turpit e ka përdorur turpin si mjet themelor për të ushtruar kontroll social si mbi subkulturën e gjinisë femrore ashtu edhe mbi ate fëmijëve. Nderkaq, imperativ moral kishte ruajtjen e rendit dhe kohezionit familjar. Së këndejmi themi qē njeriu i frustruar dhe u etur për protaganizëm (qoftë ai edhe i shëmtuar dhe tejet negativ) është shumë më i dëmshëm se sa qytetari i ngarkuar me sjellje deviante dhe prirje kriminale

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.