Gjuha gjermane humbi fjalën e vet më të gjatë

Parlamenti i Mecklenburg-Vorpommern anuloi ligjin lokal “Mbi transferimin e përgjegjësive të kontrollit ndaj etiketimit të mishit të viçit” emërtimi i të cilit – Rindfleischetikettierungsuberwachungsaufgabenubertragungsgesetz – konsiderohet si fjala më e gjatë e gjuhës gjermane.
Ligji u miratua në vitin 1999 për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së “lopës së çmendur”. Me shfuqizimin e ligjit emërtimi i tij nuk do të figurojë më në legjislacion, dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohet më si fjalë ekzistuese në gjuhën gjermane.
Përkundër faktit se fjala e përbërë nga 63 shkronja njihej zyrtarisht nga gjuhëtarët, në fjalorë ajo nuk ishte e përfshirë. Për përfshirjen e një fjale në fjalor duhet të dëshmohet një frekuencë e caktuar e përdorimit të saj.
Aktualisht fjala më e gjatë në fjalor është ajo e përbërë nga 36 shkronja – Kraftfahrzeug-Haftpflichtversicherung, e cila përkthehet si “sigurim i detyrueshëm i përgjegjësisë së pronarëve të automjeteve të transportit”.