UBT

Gjithsej 135 të infektuar me koronavirus në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas mesnate ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus, dukë bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 135. Që nga 8 shkurti, në laboratorin e IKSHP’së, janë testuar 1 mijë e 743 mostra të dyshimta për COVID-19, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti ka njoftuar se mbrëmë janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Infektivë dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, tri prej të cilave kanë rezultuar pozitive.

Rastet janë raste kontakti dhe të infektuarit janë nga Mitrovica e Veriut.

“Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

Uji Dea

IKSHP’ja ka njoftuar se në vazhdimësi orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

“Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve”, njofton Instituti.

Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në Kosovë më 13 mars. Për shkak të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik. /Gazeta Express/